pediatria

Të vegjlit tanë janë ardhmëria jonë, dhe për ne, kujdesi ndaj tyre është një mision i shenjtë!

Departamenti i pediatrisë merret me diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që prekin foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Ky departament fokusohet në mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale të pacientëve të vegjël, duke ofruar një qasje të specializuar për nevojat unike të tyre.

CARDIOplus Clinic & Laboratory

Ardhmëria fillon me shëndetin e të vegjëlve tanë!

Misioni ynë?

Është të përmirësojmë shëndetin dhe cilësinë e jetës së komunitetit duke ofruar shërbime diagnostikuese dhe trajtimi të nivelit më të lartë. Pacienti është gjithmonë në qendër të gjithçkaje që bëjmë, dhe çdo hap i kujdesit është i personalizuar për të përmbushur nevojat unike të secilit individ.

SHËRBIMET KRYESORE TË PEDIATRISË PËRFSHIJNË

Kujdesi i përgjithshëm pediatrik: Kontroll i rregullt shëndetësor, monitorimi i rritjes dhe zhvillimit, dhe trajtimi i sëmundjeve të zakonshme.

Trajtimi i sëmundjeve akute: Menaxhimi i infeksioneve të frymëmarrjes, infeksioneve gastrointestinale, alergjive dhe sëmundjeve të tjera akute.

Kujdesi për foshnjat e porsalindura: Vlerësimi i shëndetit të të porsalindurve, këshillimi për ushqyerjen dhe trajtimi i problemeve neonatale.

Trajtimi i sëmundjeve kronike: Menaxhimi i astmës, diabetit, epilepsisë dhe çrregullimeve të tjera kronike.

Konsultimi për probleme zhvillimi dhe sjelljeje: Vlerësimi i vonesave në zhvillim, çrregullimeve të spektrit të autizmit, hiperaktivitetit dhe çështjeve emocionale.

Nutricioni dhe këshillimi për mirëqenie: Mbështetje për ushqyerjen e shëndetshme dhe parandalimin e mbipeshës tek fëmijët.

Pediatria urgjente: Kujdesi për situatat e emergjencës si ethet e larta, dehidratimi, lëndimet ose reaksionet alergjike të rënda.

Konsultime specialistike: Për fëmijë me sëmundje të rralla ose komplekse që kërkojnë vlerësim nga subspecialistët pediatrikë.

Analiza laboratorike nga gishti: Ne ofrojmë mundësinë e analizave laboratorike për fëmijët, përfshirë testime të shpejta dhe të sakta nga gishti, duke siguruar rezultate të besueshme dhe pa dhimbje për pacientët e vegjël.

CARDIOplus Clinic & Laboratory

Shëndeti i tyre është përgjegjësia jonë!

Pse të na zgjedhni ne?

Spese departamenti i pediatrisë mbështet mirëqenien e fëmijëve me një qasje gjithëpërfshirëse, duke ofruar kujdes të dedikuar dhe të specializuar për të gjitha fazat e fëmijërisë.

PERSONELI YNë në departementin e pediatrisë

Dr. Shqipe Kabashi Cakolli

Pediatre

Dr. Safete Kelmendi

Pediatre

Cakto vizitën tani!

Kur bëhet fjalë për shëndetin, kompromisi nuk është zgjedhje. Cakto vizitën tani dhe sigurohu që je në rrugën e duhur drejt një shëndeti të mirë.

Scroll to Top