pulmologjia
Frymëmarrja është themeli i jetës, dhe kujdesi për shëndetin e mushkërive është thelbësor!
Departamenti i pulmologjisë merret me diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve që prekin sistemin e frymëmarrjes, përfshirë mushkëritë, bronkët, dhe organet përkatëse. Ky departament fokusohet në trajtimin e një gamë të gjerë të sëmundjeve pulmonare, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve që vuajnë nga këto çrregullime.
CARDIOplus Clinic & Laboratory
Çdo frymë që marrim është dhuratë, dhe në Departamentin e Pulmologjisë, ne kujdesemi që kjo dhuratë të mos mungojë kurrë!
Misioni ynë?
Është të përmirësojmë shëndetin dhe cilësinë e jetës së komunitetit duke ofruar shërbime diagnostikuese dhe trajtimi të nivelit më të lartë. Pacienti është gjithmonë në qendër të gjithçkaje që bëjmë, dhe çdo hap i kujdesit është i personalizuar për të përmbushur nevojat unike të secilit individ.
SHËRBIMET KRYESORE TË PULMOLOGJISË PËRFSHIJNË
Diagnostikimi i sëmundjeve pulmonare: Përdorimi i testeve të avancuara, si spirometria, analizat e gazrave të gjakut dhe ekografia pulmonare, për të diagnostikuar dhe monitoruar sëmundjet si astma, bronkiti kronik dhe sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (COPD).
Trajtimi i astmës dhe alergjive: Menaxhimi i astmës dhe shqetësimeve të tjera alergjike që ndikojnë në frymëmarrje, përfshirë përdorimin e ilaçeve dhe teknikave të kontrollit.
Sëmundjet e mushkërive: Trajtimi dhe menaxhimi i sëmundjeve të mushkërive, përfshirë pneumoninë, bronkitin dhe çrregullimet e tjera që ndikojnë në shëndetin e frymëmarrjes.
Trajtimi i infeksioneve pulmonare: Menaxhimi i infeksioneve të mushkërive si pneumonitë dhe infeksionet virale që ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes.
Monitorimi dhe menaxhimi i insuficiencës respiratore: Kujdes për pacientët me insuficiencë respiratore, përfshirë përdorimin e oksigjenoterapisë dhe mbështetje për pacientët që kërkojnë trajtime të avancuara.
Trajtimi i sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut: Përfshirë trajtimin e çrregullimeve të tilla si embolia pulmonare dhe hipertensioni pulmonar.
Konsultime për ndërhyrje kirurgjikale të mushkërive: Për pacientët që kërkojnë trajtimin e sëmundjeve më të avancuara të mushkërive, duke përfshirë transplantin e mushkërive ose kirurgjinë për sëmundje të ndryshme pulmonare.
Këshilla për mushkëri të shëndosha dhe parandalim e sëmundjeve: Ofrimi i këshillave për ruajtjen e shëndetit të mushkërive përmes ndalimit të duhanpirjes, ushqyerjes së shëndetshme, ushtrimeve fizike dhe menaxhimit të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit, si dhe parandalimi i infeksioneve respiratore dhe sëmundjeve kronike.
CARDIOplus Clinic & Laboratory
Merrni frymë lirshëm, jetoni më mirë!
Pse të na zgjedhni ne?
Spese departamenti i pulmologjisë ofron një qasje të avancuar dhe të personalizuar për trajtimin e pacientëve me probleme të frymëmarrjes, duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe terapitë më efektive për të siguruar shërbime të shpejta dhe të besueshme.
PERSONELI YNë në departementin e PULMOLOGJISË

Dr. Skender Baca Mr.Sci.
Pulmolog
Cakto vizitën tani!
Kur bëhet fjalë për shëndetin, kompromisi nuk është zgjedhje. Cakto vizitën tani dhe sigurohu që je në rrugën e duhur drejt një shëndeti të mirë.